Vendosni fjalën kyçe....

Putin dhe Macron pas bisedimeve: Ramë dakord të punojmë për një numër propozimesh


Presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte e mundur të ecnin përpara në disa nga zgjidhjet për krizën në Ukrainë, homologu i tij francez, Emmanuel Macron, i propozuar në bisedimet e së hënës në Moskë. Macron u tha mediave në Kremlin se këto ide mund të kërkojnë mekanizma sigurie krejt të reja.

Moska dhe Parisi kanë rënë dakord të punojnë më tej mbi “një numër” propozimesh të Macron-it për Ukrainën, thanë të dy udhëheqësit në konferencwn e pwrbashkwt pwr shtyp. Asnjëri prej tyre nuk dha detaje se cilat mund të ishin propozimet.

Putin tha se së bashku me Macron kishin një diskutim produktiv për de-përshkallëzimin e situatës në Ukrainë. Presidenti rus përsëriti se Kievi ka refuzuar të zbatojë marrëveshjet e Minskut dhe të bëjë paqe me dy rajonet separatiste Donetsk dhe Lugansk, duke zgjedhur në vend të kësaj të persekutojë rusishtfolësit në Ukrainë.

Ai paraqiti gjithashtu tre pikat kyçe nga propozimi i sigurisë i Moskës i botuar në dhjetor, të cilin NATO dhe SHBA-ja “fatkeqësisht e kanë refuzuar” dhe tha se NATO nuk është e detyruar të pranojë askënd, përfshirë Ukrainën.

Macron tha se mund të kenë nevojë të ndërtohen mekanizma të rinj, “alternativë” për të siguruar stabilitetin në Evropë, pasi rishikimi i marrëveshjeve dhe marrëveshjeve ekzistuese nuk do të ishte praktik.

Presidenti francez udhëtoi për në Moskë të hënën për t’u takuar personalisht me Putinin, duke u zotuar të ketë një bisedë “të thelluar” rreth Ukrainës për të arritur një “përgjigje reciproke të dobishme për Rusinë dhe për të gjithë Evropën” që “ndihmon për të shmangur luftën”.