Sot ishte parashikuar që të mbahej gjyqi për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha e cila është arrestuar për korrupsion që prej shkurtit të vitit të kaluar. Mirëpo seanca u shty, kjo për shkak të mungesës së gjyqtarit Erion Çela.
Sipas televizionit “News 24”, seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 14 shkurt të këtij viti.
Prej 11 shkurtit të vitit të kaluar Hoxha u arrestua. Bashkë me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës për vepra të rënda penale kundrejt parave.
Kujtojmë se gjyqtarja Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK-ut që prej 11 shkurtit të vitit të kaluar, pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës për uljen e dënimeve apo lirimin e të dënuarve nga burgu.
Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit dhe Hekuran Billës.