Vendosni fjalën kyçe....

Sot seanca në Kushtetuese, Meta poston foton nga shëtitja te liqeni


Sot në Gjykatën Kushtetuese pritet të zhvillohet seanca e tretë për shkarkimin e presidentit Meta. Megjithatë ky i fundit e ka nisur ditën me një ecje nga liqeni, duke postuar edhe një foto buzë tij.

Pas dy seancave të para, sot Presidenca do u kthejë përgjigje rreth 70 pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën e parë, përfaqësuesit ligjorë të presidentit kërkuan dorëheqjen nga çështja të tre anëtarëve të gjykatës, Fiona Papajorgjit, Përparim Kalos e Vitore Tushës me pretendimin se ka argumente që vënë në dyshim paanshmërinë e tyre.

Pasi anëtarët nuk u dorëhoqën nga çështja, në seancën e dytë pati pyetje e përgjigje mes palëve ndërsa Gjykata Kushtetuese i dorëzoi një dokument më mbi 70 pyetje Presidencës.

Sot pritet që kjo e fundit të kthejë përgjigje mbi pyetjet në fjalë.