Vendosni fjalën kyçe....

Tetë qytetarë humbin jetën nga Covidi në Kosovë, 754 raste të tjera me virusin


Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 8 qytetarë si pasojë e COVID-19.

Të dhënat janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 754 raste të reja të infektuara me këtë virus, ndërsa janë shëruar 3 mijë e 900 persona.

“07 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Në total numri i rasteve aktive është 23.823.”– thuhet në njoftim.