Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina: Probabiliteti i një sulmi nga Rusia tani afër është i ulët


Pavarësisht pretendimeve nga Perëndimi se një pushtim i Ukrainës është afër, mundësia e një përshkallëzimi serioz në kufirin rus mbetet ende e ulët. Të paktën kështu thotë ministri ukrainas i mbrojtjes.

Në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të ministrisë së tij, Alexey Reznikov shpjegoi se ndihma nga vendet e huaja kishte rritur ndjeshëm kapacitetin e Kievit për rezistencë, por nuk pritet që armët e dhuruara të shkrepen së shpejti.

“Ne i kemi të gjitha informacionet dhe e vlerësojmë situatën realisht. Për momentin ka shumë vlerësime dhe parashikime të ndryshme hipotetike, veçanërisht në mediat e huaja.”- tha Reznikov. “Është detyrë e ushtrisë të llogarisë të gjithë skenarët e mundshëm, madje edhe më të këqijtë, dhe të bëjë gjithçka që është e mundur për të neutralizuar kërcënimet. Kjo është ajo që po ndodh tani. Probabiliteti i një përshkallëzimi të konsiderueshëm nga sot vazhdon të vlerësohet si i ulët.”

Në tre muajt e fundit, vendet perëndimore me në krye SHBA-të, e kanë akuzuar Moskën për vendosjen e 100 mijë trupave në kufirin me Ukrainën dhe se po planifikon një sulm. Ky pretendim është mohuar vazhdimisht nga Kremlini.

Të dielën, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, paralajmëroi se një sulm mund të nisë që në fillim të kësaj jave.

“Ne besojmë se ekziston një mundësi shumë e qartë që Vladimir Putin të urdhërojë një sulm ndaj Ukrainës. Mund të marrë një sërë formash të ndryshme. Mund të ndodhë që nesër, ose mund të duhen edhe disa javë.”- tha Sullivan.