Vendosni fjalën kyçe....

Xhemal Bushati, profili i kandidatit të PD-së në ekuilibrin e vështirë të Shkodrës


Partia Demokratike zgjodhi të kandidojë Xhemal Bushatin për zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Shkodrës më 6 mars 2022.

I ardhur si kandidat vetëm pak muaj pas çarjes së madhe në PD, Bushati po ndjek një taktikë jo agresive, ai ka zgjedhur të mos komentojë dhe të mos bëjë deklarata agresive ndaj palës së “Foltores” duke krijuar në këtë mënyrë një imazh përbashkues dhe më të pëlqyer për demokratët e Shkodrës.

Xhemal Bushati, vjen nga një familje me emër dhe me kontribute historike, asaj të Bushatlinjve, është lindur dhe ka ndërtuar jetën e karrierën tij në qytetin e Shkodrës.

Ai është bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave.

Bushati ka përfunduar studimet e larta për Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, dhe që nga viti 1996 vepron si sipërmarrës në Shkodër.

Që nga fillimet e demokracisë, Bushati është anëtar i Partisë Demokratike.

Prej 2007-s deri në vitin 2019 ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, dhe për katër vite, 2015-2019, ka qenë Kryetar i Këshillit Bashkiak Shkodër.

Bashkia e Shkodrës është një ekuilibër i vështirë ku PD-ja shkon në të përballë Bardh Spahisë ish-deputet i saj tashmë në grupin Sali Berisha ku garon në siglën “Shtëpia e Lirisë” së bashku me LSI-në dhe PDK-në dhe Partisë Socialiste me Prefekten e tanishme Majlinda Angoni.