Ambasada britanike del në mbështetje të zgjatjes së organeve të vettingut


Ambasada Britanike në Tiranë ka dalë në mbështetje të zgjatjes së organeve të vettingut.

Ambasada thotë që rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut.

Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë”, deklaron ambasada britanike.