Kreu i PD-së Basha ka marrë pjesë në Asamblenë e Partive Popullore Europiane. Takimi u zhvillua përmes platformave online.
Gjatë fjalës së tij kryedemokrati theksoi se PD e ka përqendruar të gjithë vëmendjen për përparimin me reformat zgjedhore e territoriale.
Ai bëri thirrje për vijimin e dialogut mes Kosvës e Serbisë dhe përmbylljen e tij me njohje reciproke mes dy vendeve.
“Ne po fokusojmë të gjithë vëmendjen dhe energjinë tonë për të ecur përpara me reformat që do t’u mundësojnë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme e një administratë vendore pa konflikte politike. Reformat zgjedhore dhe territoriale, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë prioritetet tona kryesore.” – tha Basha.