Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Yuri Kim citoi Enver Hoxhën, o të kërkojë falje o të mbajë barin për vete


Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘Dekalog’ në RTSH komentoi edhe një herë deklaratën e Ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim duke thënë se o ka qenë anëtarë e grupeve leniniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën ose është keq këshulluar.

Berisha tha se i ka kërkuar Yuri Kimit t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve ose përndryshe ta mbajë barin për vete.

Që një diplomate, përfaqësuese e vendit që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën, o ka qenë anëtare e grupeve leniniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën, ose pastaj është keq këshilluar. Ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe, jashtë normave të mija, i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete”, është shprehur Berisha.