Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e PD-së inspektojnë inceneratorin e Fierit: Objekti nuk është funksional


Deputetët demokratë në Komisonin hetimor për inceneratorët kanë zhvilluar pasditen e sotme në Fier për të parë nga afër dhe për të mbledhur prova për hetimet.

Deputetët e Partisë Demokratike inspektuan sot Inceneratorin e Fierit si pjesë e punës së Komisionit Hetimor për të mbledhur provat për hetimet.

Dy deputetët që shkuan në Fier ishin nënkryetarja e komisionit Dhurata Çupi dhe anëtari Lefter Gështja.

Sipas zonjës Çupi, inceneratori i Fierit nuk është funksional edhe pse deri tani janë shpenzuar 28 milionë euro për të nga buxheti i shtetit.

“Vijmë nga Komisioni Hetimor. Media juaj e ka ndjekur punën e këtij Komisioni Hetimor. Kolegët socialistë në planin e punës kishin parashikuar të bënim edhe një vizitë në objekt dhe sicc e shikoni objekti nuk punon, nuk është funksional. Kaq e thjeshtë është. Nuk ka mbetje që përpunohen. Depozita është bosh. E keni filmuar sepse unë insistova që të filmohet. Depozita e mbetjeve është bosh. Kontrata është lidhur në vitin 2016 duhej të përfundonte në 2019. Tani jemi në vitin 2022 ku objekti nuk funksionon. Ndërkohë janë 28 milionë euro të vëna në dispozicion për konccesionarin.”- deklaroi Çupi.