Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: LSI do depozitojë nismën për hetimin e shkresave të Kuvendit për çështjen e Presidentit


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Now” në Euro News Albania deklaroi se forca politike që ajo drejton do depozitojë një nismë për hetimin e shkresave të Kuvendit për çështjen e shkarkimit të Presidentit.

Kryemadhi thotë se prokuroria duhet të bllokonte arkivën e Parlamentit ose Gjykata Kushtetuese të kishte rrëzuar çështjen për falsifikim të çështjes.

“Ne si LSI jemi shumë të qartë në të gjitha pozicionimet tona të kauzave tona opozitare që kemi. Pavarësisht se jemi me 4 deputetë do të depozitojmë edhe nismën përsa i përket skandalit që ka ndodhur me shkresat e Kuvendit për falsikimin në çështjen e presidentit. Është momenti për të parë sesa të vërteta janë ndjenjat dhe aksionet opozitare. Sot ne këmi një mazhorancë e cila ka ngelur pa tekst, me atë manipulim që ka bërë në Kuvend që është shumë e rëndë. Dhe asnjëri nuk merret me të. As mediat nuk merren. Po të kishte prokurori, prokuroria duhet të shkonte automatikisht të bllokonte komplet arkivën e Parlamentit. Po të kishte një Gjykatë Kushtetuese normale do të thonte: Kjo çështje mbyllet, ke sjellë një provë të falsifikuar. Nuk mund të ndodhë kjo, sepse këtu çdo gjë është e kapur” – tha Kryemadhi.