Presidenti Ilir Meta në një intervistë në Syri Tv, deklaron se i ka thënë Ramës që të mos e vendosë në këtë dikaster pasi është emocional dhe shumë militant.
Sipas Kreut të Shtetit, Rama e përdorte Tahirin për të shantazhuar persona të tjerë, përmes forcës së policisë.
“Unë nuk kam pasur asnjë konflikt me Tahirin. Por i kam thënë dhe Edi Ramës, vendose ku të duash, nuk mund t’i imponohesha, por i thashë që jo Ministër të Brendshëm pasi është shumë militant, shumë emocional dhe do të futet në konflikte dhe me opozitën.
Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera edhe për një arsye tjetër. Ai pretendonte që të ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës. Pastaj problemi që kishte Ministria e Brendshme, kanabizimi dhe ne i kemi denoncuar. Rama e përdorte për të shantazhuar persona të tjerë. Kur donte ta hiqte, në fakt kur iu kërkua ta hiqte, ma bëri sikur po më bënte një nder mua”– tha Meta.