Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca zbardh përgjigjet për 72 pyetjet në Kushtetuese


Presidenca ka zbardhur përgjigjet për 72 pyetjet lidhur me kërkesën për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Ashtu siç kishte njoftuar më herët kreu i shtetit, procesi do ndodhte brenda një kohe shumë të shkurtër.

Ditën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca e tretë lidhur me shkarkimin e presidentit nga Kuvendi në seancën e 9 qershorit.

Në seancën e parë, përfaqësuesit ligjorë të presidentit kërkuan dorëheqjen nga çështja të tret prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se kishte prova që ngrinin dyshime mbi paanshmërinë e tyre. Kjo kërkesë u hodh poshtë njëzëri nga 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën e dytë, përfaqësuesit e Presidencës iu përgjigjën një sërë pyetjesh nga Gjykata Kushtetuese ndërsa u vendos se do u përgjigjeshin 72 pyetjeve që kanë të bëjnë me kërkesën për shkarkimine tij.

Në seancën e tretë, përfaqësuesit ligjorë të Metës akuzuan Kuvendin për manipulim provash për të shkarkuar me çdo kusht presidentin.

Sipas këshilltarit ligjor Dervishajt, provat e sjella nga Kuvendi para nisjes së seancës së tretë janë manipuluar. Ai theksoi se Presidenca do e padisë Kuvendin në Prokurori për manipulim provash.

Pas seancës së tretë, Gjykata Kushtetuese pritet të zbardhë vendimin për shkarkimin ose jo të Metës brenda 30 ditësh.

Përgjigjet e plota të Presidencës mund t’i lexoni këtu: DOKUMENTI