Vendosni fjalën kyçe....

PS depoziton në KQZ kërkesën për regjistrimin e kandidatëve në 3 bashki


Partia Socialiste dorëzon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim të kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme vendore për Shkodrën, Durrësin dhe Lushnjën.

Kujtojmë se tre kandidatet e PS-së për këto bashki janë: Majlinda Angoni, Emirjana Sako dhe Eriselda Sefa. Ndërsa për Bashkitë e Vorës, Rrogozhinën dhe Dibrës kërkesat për regjistrim do të dorëzohen në KZAZ-të respektive.

Kjo pasi ligji zgjedhor saktëson se partitë i depozitojnë kërkesat për regjistrim të kandidatëve në KQZ, kur në Bashkitë përkatëse ka më shumë se një KZAZ. Ndërkohë që për Bashkitë që ka vetëm një KZAZ, partitë depozitojnë kërkesat për regjistrim të kandidatëve pranë këtyre KZAZ-ve.

Kështu që partitë politike, do duhet që kërkesat për regjistrim të kandidatëve për tre bashkitë Bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër, t’i depozitojnë pranë KZAZ-ve të ngritura në këto bashki.