Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e borës në vend, probleme me qarkullimin në rrugët rurale, disa fshatra pa energji


Që prej natës së mbrëmshme, zonat veriore e verilindore janë përfshirë nga reshjet e borës. Në Korçë, trashësia e borës ka shkuar deri në 20 centimetra në zona të caktuara.

Rrugët kryesore janë të hapura për qarkullim ndërsa probleme paraqiten në rrugët rurale. Më e vështirë duket gjendja në Mokër të Pogradecit, Panarit të Korçës, Moglicë e Gorë. Mbi 10 fshatra në njësin Proptisht kanë pasur mungesë të energjisë elektrike.

Në zonëne  Dibrës rrugët kryesore janë të kalueshme ndërsa po punohet për mirëmbajtjene  rrugëve rurale.

Rruga e Arbrit nuk rezulton e mbyllur po qarkullimi në Qafën e Murrizit është i vështirë e shoferëve u kërkohet kujdes i shtuar. Në Krujë ka pasur ngrica gjatë natës e në orët e para të mëngjesit e kërkohet vënia e zinxhirëve.