Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e borës në zonat malore, ARRSH thirrje shoferëve: Përdorni zinxhirë dhe goma dimërore në këto akse


Zonat malore të Shqipërisë janë përfshirë nga reshjet e dëborës mbrëmjen e kaluar, duke krijuar kështu vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Përmes një njoftimi për mediet, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije zonat ku ka patur reshje dëbore dhe ku rekomandohet përdorim i zinxhirëve.

Drejtuesit e mjeteve paralajmërohen se duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

NJOFTIMI I ARRSH-së:

Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore.

Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.