Vendosni fjalën kyçe....

U raportua si vetëvrasje, gruaja në Fier dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sheq i Madh, në Fier, ku u raportua se një 50-vjeçare ka vrarë veten me thikë.

Edhe pse fillimisht u raportua si vetëvrasje, Policia ka zbuluar se nuk ka qenë ky rasti.

Sikurse raporton televizioni “News 24” duke iu referuar burimeve policore, 50-vjeçarja Valdete Mamaj është vrarë nga bashkëshorti i saj me thikën e bukës.

Gruaja u gjet e pajetë në banesën e saj, e goditur me thikë në gjoks, si dhe me disa gërvishtje në trup.

Bashkëshorti i saj, Petrit Mamaj, e raportoi ngjarjen si vetëvrasje. Ai lajmëroi të vëllain polic se bashkëshortja e tij Valdetja ishte vetëvrarë pasi e kishte gjetur të shtrirë përtokë dhe me plagë në shtëpi, por ishte ekspertiza ajo që konfirmoi vrasjen. Më pas, burri ka pranuar krimin e rëndë në polici.