Vendosni fjalën kyçe....

Xhemal Bushati: Të rinjtë e ardhmja e Shkodrës


Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati, ka zhvilluar një takim me të rinj të kësaj bashkie.

Bushati thotë se të rinjtë janë e ardhmja e Shkodrës dhe meritojnë vëmendjen e duhur.

Takimi i parë, jo rastësisht me të rinj dhe të reja të Shkodrës. Sepse nuk kemi kohë më për të humbur.

Boll më! Është koha e tyre. Meritokraci dhe gjithë vëmendjen e duhur.

Për të rinjtë, sepse janë ata e ardhmja e Shkodrës.

Janë shpresa e ndryshimit të shumëpritur”-shkruan Bushati.

Bushtati në postimin e tij në rrjetet sociale ka krijuar një formë që të interesuar apo simpatizantë të bëhen pjesë e fushatës së tij.

Në linkun më poshtë mund të gjeni formën për t’u bërë pjesë e skuadrës tonë si vullnetar/e, duke ju ftuar që me besimin e plotë të kontribuojmë në misionin tonë të përbashkët.

https://form.typeform.com/to/zCMkMMjC “-shkruan Bushati.