Vendosni fjalën kyçe....

Zuckerberg e drejtuesit e tjerë të Big Tech mund të përballen me burgim sipas ligjit të ri, paralajmëron ministrja britanike


Shefi ekzekutiv i Metaverse, Mark Zuckerberg dhe drejtues të tjerë të Big Tech rrezikojnë të përfundojnë në burg nëse platformat e tyre të mediave sociale nuk bllokojnë përmbajtjen e konsideruar të dëmshme sipas ligjeve të ardhshme të sigurisë në internet, ka paralajmëruar Sekretarja e Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar, Nadine Dorries.

Duke folur për Times Radio, Dorries tha se Zuckerberg, i cili drejton Meta-n, kompaninë mëmë të Facebook-ut, dhe bosët e tjerë të teknologjisë mund ‘absolutisht’ të vendosen pas hekurave nëse nuk respektojnë projektligjin e qeverisë për sigurinë në internet. Ajo shprehu shpresën se legjislacioni do të ishte një ‘njoftim për platformat online’.

Sipas regjimit të propozuar të ‘detyrës së kujdesit’ të projektligjit, kompetencat e rregullatorit të komunikimit Ofcom mund të burgosin drejtuesit e teknologjisë deri në dy vjet nëse nuk heqin përmbajtjet e paligjshme, raportoi The Telegraph.

Qeveria kishte njoftuar të premten se projektligjit i ishin shtuar disa vepra të reja penale, duke përfshirë pornografinë hakmarrëse, krimin e urrejtjes, mashtrimin, shitjen e drogave ose armëve të paligjshme, promovimin ose lehtësimin e vetëvrasjes, kontrabandën e njerëzve dhe shfrytëzimin seksual.