Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni i IKMT-së për prishjen e banesave, forca të shumta policie shkojnë te ‘5 Maji’


Forca të shumta policie kanë shkuar në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë që në orët e para të mëngjesit. Aty është parashikuar që sot të prishen një sërë banesash në kuadër të projektit të rindërtimit.

Prishjet në zonë kanë nisur prej javësh dhe janë shoqëruar me tensione e përplasje mes banorëve e policisë që shoqëron IKMT-në në operacionin e saj.

Protesta në Tiranë ka pasur edhe në zonën e Laprakës e të Paskuqanit, ku gjithashtu janë parashikuar prishjet e qindrave banesave.

Banorët e ‘5 Majit’ i kanë kërkuar qeverisë e bashkisë që të ketë transparencë për sa u përket pronvave të tyre.

Ata kërkojnë marrëveshje të rregullt ligore duke akuzuar bashkinë se po u grabit pronat ‘ditën për diell’ pa u dhënë asnjë garanci.