Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka hedhur kandidaturën për në Gjykatën Kushtetuese për vakancën e krijuar nga përfundimi i mandatit të Altin Binajt.
Kandidimi i tij është dorëzuar në Parlament ndërsa afati për vakancën e shpallur nga Kuvendit është data 14 shkurt.
Dvorani është paditur nga presidenti Meta se ka shkelur ligjin e Kushtetutën duke u shërbyer kryeministrit Rama për kapjen e reformës në drejtësi, gjatë kohës kur drejtonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Megjithatë SPAK e pushoi çështjen ndaj tij për mungesë provash. Dvorani u shpall disa muaj më parë si kampion i luftës kundër korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.