Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë një përfaqësi të grupit të banorëve të zonave të “5 Majit”, Laprakës, Paskuqanit dhe Kombinatit, banesat e të cilëve do të shemben nga projektet e Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë.
Pas këtij takimi, disa nga banorët u shprehën se Presidenca është i vetmi institucion që ka dëgjuar problemet e tyre.
Ata kanë paralajmëruar se mund të shkojnë drejt një greve urie, në rast se qeveria e bashkua nuk u përgjigjen kërkesave të tyre.
“Presidenca është i vetmi institucion që na ka pritur dhe na ka dëgjuar me vëmendje. Qeveria nuk na ka dhënë asnjë shpjegim, se ku do të shkojmë. Ne kemi kërkuar që të na vihet në dispozicion si mund të na nxjerrin jashtë ne dhe nuk na japin asnjë garanci. Ky ishte akti i fundit, në do ë ndjekim të gjitha rrugët edhe ligjore edhe institucionale. Ne ndodhemi në një gjendje të rëndë. Ku është aktmarrëveshja? Nuk ka!
Aktmarrëveshja është në kundërshtim me ligjin. Unë do të vendos për të sotmen. Është një marrëveshje e paligjshme, kështu na kanë thënë. Përderisa kohë nuk ka vlerë juridike nuk është aktmarrëveshje.”- u shpreh një nga banorët.
Edhe ditën e sotme, banesat e disa prej qytetarëve në zonën e ’5 Majit’ janë shembur.
Banorët kërkojnë që të kompensohen nga bashkia dhe të kenë një marrëveshje të drejtë me bashkinë.