Gazetari Basir Çollaku, në emisionin “Task Force” të moderatores Sonila Meço, foli për arrestimin e gjeneralit të Guardia di Finanzia, Fabrizio Lisi dhe lidhjet e tij me Shqipërinë dhe çështjen Tahiri.
Gazetari Çollaku tha se për herë të parë emri i gjeneralit është përmendur nga denoncimi i Dritan Zaganit për çështjen Tahiri.
Më tej ai shtoi se në Shqipëri ka pasur hetues italianë në atë kohë për historinë e tokës 3ha në pyllin e Sodës
“Unë e kam përmendur emrin e gjeneralit me inicialet F.L (Fabrizio Lisi), në nëntor 2015, për arsye të dokumentacionit që ishim duke punuar nga denoncimi i Dritan Zagani, pra për çështjen e Tahirit, ka përmendur oficeri që bëri kallëzimin. Në atë kohë kam qenë i njohur se çfarë ishte duke ndodhur dhe ku ishte i përfshirë gjenerali. Ka patur hetues italianë në ato kohë në Shqipëri të cilët i kam takuar. Historia e tokës 3 ha në pyllin e Sodës ishte ideja për të bërë shkollë Marine nga një shoqatë.
Nuk e di çfarë ka ndodhur rrugës. Ishte dhuratë nga njerëz që janë në botën e krimit dhe trafikut. Përfaqësuesi i autorizuar, sepse personi ishte në kërkim. Gjenerali ishte me shumë ndikim. Ka edhe shumë diplomatë të tjerë përfitues në Tiranë dhe vendet bregdetare. Ndikimi i këtyre njerëzve kishte të bënte me njësinë e interforcës në Tiranë, Ana Poxhi dhe Mikele Grillo janë përfshirë edhe në çështjen e Tahirit.
Kur interforca pengonte letërkëmbimin mes Krimeve të Rënda dhe Romës e pengohej nga përfaqësuesit e Guarda di Finanza. Është hetuar herët. Kishin një kërkesë që ka shkuar dy herë, drejtuar Krimeve të Rënda, ku kërkohej të kishte dijeni nëse oficerët ishin të përfshirë në trafik droge.
Ndonëse përgjigjja e Interforcës ishte, ata nuk ia përcillnin Romës, qendrës. Dhe këtu ishte edhe ish-ministri i Brendshëm edhe gjenerali të cilët investoheshin.
Është historia e IMTSI Catcher më pas, e gjitha histori mafioze e sajuar me interesa të mëdha financiare dhe rrezikshmëria për ta hetuar ka qenë shumë e lartë sepse pushteti që kishte ky grup kishte fije të lidhura në Ndrangheta dhe Sacra Corona”-deklaroi Çollaku.