Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Në Shqipëri po dyndet qumështi serb, shqiptarët po therin lopët


Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaroi Edi Rama përmes “Ballkanit të Hapur” po rrënon fermerin shqiptar.

Në Shqipëri, tha Berisha nga Lushnja ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano, po dynden produktet serbe, sepse Edi Rama ka hequr çdo barrierë doganore.  

“Ne nuk kemi asnjë kufi me Serbinë dhe Edi Rama si vasal i Vuçiçit heq doganat, tarifat dhe çdo gjë me Serbinë. Një vend me një bujqësi shumë herë më të investuar se bujqësia shqiptare, subvencionon shuma të mëdha për fermerët e vet dhe në këtë mënyrë shuhen prodhimet tona dhe bëhet e pamundur konkurrenca në treg për fermerët shqiptarë. Me dyndjen e qumështit serb, fermerët kanë nisur të therin lopët e racës dhe kjjo është një fatkeqësi e vërtetë familjare për ata, por është një fatkeqësi e vërtetë kombëtare për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Berisha.