Vendosni fjalën kyçe....

Braimllari i përgjigjet Bardhit: Regjistruam kandidatët e Berishës si të LSI-së pasi janë opozita e vërtetë dhe jo ajo e kunat-opozitës Basha-Bardhi


Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së i është përgjigjur homologut të tij te PD-ja Gazment Bardhit i cili akuzoi se kandidatët e Berishës kanë mbështetur LSI-në dhe PS-në në Lushnjë dhe nuk përfaqësojnë demokratët.

Bramillari thotë se kandidatët e Berishës të regjistruar te LSI-ja pasi janë kandidatët e opozitës së vërtetë.

Kam firmosur sot me përgjegjësi të plotë dokumentacionin e dorëzuar në KQZ për kandidimin e kandidateve të Shtëpisë së Lirisë për zgjedhjet vendore të 6 Marsit.

Kandidatët e Shtëpisë së Lirisë janë të gjithë kandidatë të zgjedhur nga anëtarësia e Partisë Demokratike, përmes primareve të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD.

LSI dhe PDK, i ka mundësuar mbështetjen formale kandidimin ne mënyrë që qytetarët e 6 Bashkive të kenë mundësinë të votojnë një kandidat që përfaqeson opozitën e vërtetë.

Zgjedhjet janë në 6 Mars, qytetarët kanë dy alternativa:

votë për Opozitën (Shtëpia e Lirisë) që përfaqëson interesin e opozitës se vërtetë,

ose Kandidatët e Ramës dhe kunat-opozitës Basha-Bardhi që mision të vetëm kanë interesin personal”-shkruan Braimllari.