Vendosni fjalën kyçe....

“Do kujtohesh si njeriu që risolli diktaturën” – Si iu përgjigjet Rama qytetarëve për shembjet e banesave te “5 Maji”


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e banorëve te ‘5 Maji’ që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre në kuadër të projektit të Rindërtimit.

Pasi një qytetare i konsideroi veprime jashtë çdo logjike ato të autoriteteve në zonën e “5 Majit” dhe e quajti atë “njeriun që risolli diktaturën në Shqipëri”, kryeministri Rama ka replikuar.

 Ai e pyet qytetaren se në cilën diktature shteti u jep banesa atyre që i kanë ndërtuar ato pa leje, pasi ua shemb. Rama shkruan se fyerjet nuk janë argumenta dhe se përmendja e diktaturës këtu është fyerje për të gjitha viktimat e saj.

“Në cilën diktaturë zonjë shteti të jep shtëpi pasi të prish banesën pa leje dhe sa të të ndërtohet shtëpia të mban me qera, ku, kur ka ndodhur diçka e tillë? Fyerjet nuk janë argumenta, ndërsa përmendja e diktaturës kështu pa lidhje fare është fyerje për të gjitha viktimat e diktaturës!”– shkruan Rama.

Qytetarja ka replikuar përsëri duke thënë se ajo nuk ka fyer por po thotë vetëm të vërtetat.

BISEDA: