Vendosni fjalën kyçe....

Dy shtete kanadeze heqin pasaportat e vaksinimit e kufizimet e tjera


Dy provinca të Kanadasë, Alberta dhe Saskatchewan kanë vendosur të heqin pasaportat e vaksinave dhe mbajtjen e detyrueshme të maskave.

Vendimi vjen mes protestës së gjerë të kamionistëve e njohur si ‘Karvani i Lirisë’. Dhjetëra mijëra mjete të rënda e qindra mijëra qytetarë janë bërë pjes e kësaj proteste prej javësh tashmë.

Ata kanë zbarkuar në kryeqytetin e vendit Otavë duke u mbledhur para parlamentit. Protestuesit kërkojnë heqjen e vaksinimit të detyrueshëm, të pasaportavë të vaksinave e kufizimeve të tjera të qeverisë.

Kryeministri Trudeau deklaroi dje në parlament, pasi doli nga vendi sekret ku ishte izoluar, se protesta e kamionistëve po kërcënonet demokracinë dhe mirëqenien e qytetarëve kanadezë dhe duhej ndalur.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani