Petrit Mamaj, 56-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Mamaj ka dalë sot para gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mamajn, i cili e ka pranuar krimin edhe para togave të zeza.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e një dite më parë në lagjen Sheq i Madh në Fier.
Sikurse ka bërë me dije avokati i tij, 56-vjeçari ka pretenduar se e ka vrarë gruan, pasi ajo kishte tentuar që ta vriste një muaj më parë duke i injektuar një gjilpërë gjatë kohës që flinte.
“Tani mbaroi masa e sigurimit për të ndalurin Petrit Mamaj. Reagimi i tij në sallën e gjykimit, ishte i tronditur, por e pranoi krimin që kishte kryer. Përshkroi krimin që ndodhi në orën 06:00. Ishin acaruar situata. Ai pretendonte se bashkëshortja me një njeriun e vetë i kishin bërë një gjilpërë në gjumë. Këtë motiv e sqaroi edhe vetë në seancë. Kërkesa e prokurorit ishte e ligjshme. Ky krim ka indinjuar të gjitha familjen. Ai është dhe fqinja ime.
Kanë pasur divergjenca gjatë një periudhe të caktuar, por jo në këto përmasa. Ishte i paekuilibruar. Me të nuk flitej dhe as dëgjohej. Ai ishte i përgjegjshme. E kishte gjetur në gjumë, pasi flinin të ndarë gjatë kësaj kohe. Ai kishte shkuar rreth orës 6 në mëngjes dhe i kishte thënë se’ ‘pse ma keni bërë gjilpërën”.
Gjatë kësaj kohe kishte marrë dhe thikën dhe e kishte goditur dhe e kishte lënë të vrarë. Më pas iku te një lokal dhe hëngri mëngjes dhe më pas kishte shkuar te i vëllai dhe i kishte thënë; ka vrarë veten. Pasi kishin bërë ekzaminim mjeku ligjor, ai kishte pohuar se kishte kryer vrasjen, për motivet që sqarova.”- tha avokati i Mamajt.
Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrajse mëngjesin e djeshëm, por nuk vonoi shumë që policia të korrigjonte njoftimin e saj, duke sqaruar se 50-vjeçarja kishte ndërruar jetë nga goditjet e shumta me thikë të bashkëshortit të saj.