Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj takon Yuri Kim: Kjo mike e madhe e vendit dhe PD-së


Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj ka pritur në zyrat e Kuvendit, Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë.

Gjekmarkaj e quan Ambasadoren Kim “mike të madhe të vendit dhe PD-së”.

Sot pata kënaqësinë të pres në Kuvendin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e SHBA-së, znj. Yuri Kim, këtë mike të madhe të vendit tonë dhe Partisë Demokratike! Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Partisë Demokratike me SHBA do të jenë gjithnjë e me të forta pa asnjë hije kompromentimi! Investimi i demokratëve është i gjithi në këtë drejtim”-shkruan Gjekmarkaj.

Ndërsa Kim shkruan se u takua me Gjekmarkaj pasi ai u zgjodh nënkryetar Kuvendi.

Kënaqësi që u takova sot me deputetin e PD, Agron Gjekmarkaj. I urojmë gjithë të mirat në përgjegjësitë e tij të reja drejtuese si Nënkryetar Kuvendi dhe presim një bashkëpunim të fortë SHBA-Shqipëri”-shkruan Kim në Twitter.