Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata rrëzon PD-në për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri nga shqyrtimi i statutit të Komisionit të Rithemelimit


Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri nga çështja për pranimin ose jo të Statutit të Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas televizionit “News 24”, gjyqtari Arben Kostandini ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e PD-së për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri nga çështja.

Kështu Zhukri, gjyqtari që u caktua nga goglat që të verifikonte ligjshmërinë e Statutit të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, do të jetë i detyruar të vijojë me këtë çështje. Kujtojmë se ai dha dorëheqjen nga gjykimi i çështjes, me pretendimin se kishte konflikt interesi, por kërkesa e tij nuk u pranua nga Gjykata e Tiranës.