Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko, pati një ndërhyrje hyjnore kur mori detyrën kryesore të vendit të tij pothuajse tre dekada më parë dhe vazhdon të ketë mbështetjen e një fuqie të mbinatyrshme në misionin e tij, ka pohuar politikani bombastik.
Duke folur në një intervistë ekskluzive të transmetuar të hënën, presidenti i ish-Republikës Sovjetike paraqiti pikëpamjet e tij teologjike dhe dha një përgjigje joortodokse se çfarë ‘pasaporte’ ka të ngjarë të ketë hyjnia e tij.
Sipas Lukashenkos, Zoti nuk është bjellorus vetëm ‘sot’, por ka qenë prej dekadash.
“Ai më hodhi në atë tigan në mesin e viteve ’90.” – tha lideri, duke iu referuar pranimit të tij në pushtet në 1994.
“Ai ende më ndihmon herë pas here.”
Presidenti ka cuditur jo pak me një sërë komentesh për qeverisjen e vendit. Në fund të janarit, Lukashenko bëri shaka se ai është ‘një diktator’ dhe se demokracia është një koncept i vështirë për të.
Vërejtjet e tij vijnë një vit e gjysmë pas një zgjedhjeje presidenciale të diskutueshme që pa dhjetëra mijëra njerëz që dolën në rrugë për të kërkuar rivotim me pretendimin e opozitës dhe vëzhguesve ndërkombëtarë se zgjedhjet ishin manipuluar.