Vendosni fjalën kyçe....

“O Edi Rama, o kriminel” – Policia shkallmon dyert e banesave te 5 Maji, nxjerr jashtë të ngujuarit  (Videot)


Dhjetëra banorë kanë kundërshtuar prishjen e banesave të tyre në një aksion të nisur nga IKMT-ja në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nxjerrë me forcë nga banesa të gjithë ata që kanë kundërshtuar të lirojnë banesat si dhe ka shkallmuar dyert.

Një pjesë banorësh kanë deklaruar se i kanë me dokumente të rregullta pronat.

Prej disa javësh qytetarë e ‘5 Majit’, Laprakës e Paskuqanit protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të rindërtimit e Unazës së Madhe.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë e bashkisë që të bisedojë me ta dhe t’u japë zgjidhje. Banorët kërkojnë garanci për pronat e tyre dhe dëmshpërblim të rregullt.

*Video Credits: Shqiptarja, Syri