Vendosni fjalën kyçe....

Paloka del hapur kundër zgjatjes së afateve të organeve të vettingut


Deputeti i PD-së Edi Paloka një ditë para seancës në parlament ku do votohet zgjatja e afateve për komisionin e vetingut, ka dalë kundër ndryshimeve kushtetuese .

Paloka ka theksuar se ‘kush voton për t’i zgjatur jetën një komisioni të përbërë nga familjarë të afërt të qeveritarëve, i cili në të gjithë aktivitetin e tij ka marrë vendime politike, duke kthyer në farsë reformën në drejtësi, është thjesht shërbëtor i Ramës në kapjen e plotë të drejtësisë!

Gjithashtu Paloka i ka bërë thirrje edhe deputetëve të PD-së, duke i kujtuar se me votën e demokratëve nuk mund të bëhen pjesë e një procesi të tillë.

“Në pamundësi për të qenë nesër prezent në seancën parlamentare ku do të diskutohet dhe votohet për zgjatjen e afatit të komisionit të Vetingut, po bëj publik qëndrimin tim “KUNDËR“!

Kush voton për t’i zgjatur jetën një komisioni të përberë nga familjarë të afërt të qeveritareve, i cili në të gjithë aktivitetin e tij ka marrë vendime politike , duke kthyer në farsë reformën në drejtësi, është thjesht shërbëtor i Ramës në kapjen e plotë të drejtësisë! Deputetët që janë në atë Parlament me votën e demokratëve , nuk mund të bëhen pjesë e një procesi të tillë.

Nesër do të jemi përpara një fakti tjetër që do të tregojë qartazi se cila është opozita e vërtetë dhe kush është kthyer në bishtin e Ramës më zi se “opozita e kërperatës dhe jenisherit”-shkruan Paloka.