Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e rralla nga hapësira të ciklonit vdekjeprurës që shkaktoi dëme kolosale (Video)

 

Cikloni i fundit i fuqishëm ka zbritur në disa vende të Oqeanit Indian, duke sjellë vdekje dhe shkatërrim. ‘Batsirai’ goditi Madagaskarin këtë fundjavë, me erëra që arrinin 235 km në orë.

Të paktën gjashtë njerëz u vranë në Madagaskar dhe gati 48,000 u zhvendosën pas stuhisë që goditi, raportoi AFP, duke cituar agjencinë kombëtare të menaxhimit të fatkeqësive.

Zonat bregdetare u goditën nga dallgë veçanërisht të larta, ndërsa era e fortë dhe shiu shkatërruan bregun lindor, duke shkaktuar ‘dëmtime të konsiderueshme’. Stuhia hapi edhe varret nëpër varreza.

Përpara se të zbriste në Madagaskar, i cili ende po rimëkëmbet nga një stuhi tjetër e madhe tropikale, ‘Ana’, e cila vrau dhjetëra persona, Batsirai kaloi përmes Mauritius dhe territorit francez të ishullit Reunion dhe pritet të lëvizë drejt perëndimit.