Një tjetër grua i bashkohet kabinetit të qeverisë Rama. Pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka vendosur të emërojë si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo.
Një rikthim ky pas dy vitesh, pasi Malo e ka mbajtur këtë post edhe më parë.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA