Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti kallëzon në prokurori Kuvendin: Falsifikoi provat në Gjykatën Kushtetuese


Presidenti Meta ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK Kuvendin, të cilin e akuzon për falsifikim provash lidhur me seancën në Gjykatën Kushtetuese ku prej disa ditësh po zhvillohen seancat për kërkesën për shkarkimin e tij.

Gjatë një konference për shtyp në selinë e Presidencës, Meta tha se themelet e Republikës janë tronditur duke theksuar se është e parë që Kuvendi përfshihet në një proces kundër kreut të shtetit duke manipuluar provat.

“Për herë të parë, Kuvendi i Shqipërisë në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite. Ky krim, falsifikim tregon shumë qartë jo vetëm si ka funksionuar Kuvendi një partiak deri para 25 prillit po është një dramë si po funksionon edhe ky Kuvend me opozitë. Prandaj kemi të bëjmë me themelet e Repulikës që janë tronditur rëndë. Çfarë und të themi për gjithë falsifkimet që kanë ndodhur këto vite përfshirë institucionet e drejtësisë. Procedura ka qenë e falsifikuar dhe antikushtetuese e Kuvendit të shkarkuar më 25 prill.” – tha Meta.