Vendosni fjalën kyçe....

“Terror policesk ndaj banorëve të 5 Majit” – Berisha dënon prishjen e shtëpive (Video)


 

Ish-kryeministri Berisha ka dënuar prishjen e shtëpive në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Ai shkruan se policia po ushtron terror ndaj banorëve që po i mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre.

Mëngjesin e sotëm qindra forca policie e punonjës të IKMT-së shkuan në zonë për të vijuar me prishjen e banesave. Policia ka nxjerrë me forcë nga shtëpitë dhjetëra qytetarë që nuk kishin dalë nga banesat e tyre.

Qytetarët kanë denoncuar dhunën e policisë ndërsa një pjesë e tyre kanë deklaruar se i kanë me tapi e hipotekë pronat që po ju shkatërrohen.

Prej disa javësh banorët e 5 Majit, por edhe të Laprakës e Paskuqanit protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre.

Ata akuzojnë bashkinë se po u grabit pronën dhe se nuk u ka dhënë asnjë garanci apo dokument të ligjshëm për dëmshpërblimin e saj.