Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës e Paskuqanit protestë para Kuvendit, Rama fton disa prej tyre në takim


Banorët e 5 Majit, Laprakës e Paskuqanit janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar kundër prishjes së banesave.

Kjo është protesta e tretë e tyre para Kuvendit ndërsa protestojnë prej javësh në lagjet e tyre. Para Kuvendit ka pasur tensione ndërsa pritet që nga çasti në çast të nisë seanca plenare.

Banorët kanë deklaruar se nuk kanë firmosur asnjë marrëveshje me bashkinë për prishjen e banesave.

Mes tyre ka shkuar kryeministri Rama i cili ma marrë disa prej tyre dhe po zhvillon një takim brenda Kuvendit.