Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-eurodeputetit Eduart Kukan.
Në një mesazh ngushëllimi në “Twitter”, Basha u shpreh për Kukan se Shqipëria humbi një mik të madh.
“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut tim të dashur Eduard Kukan. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në të gjithë Evropën. Eduard Kukan ishte një europian i madh dhe një avokat i jashtëzakonshëm i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe dekriminalizimit, që humbi sot një nga miqtë e saj më të shquar. U preftë në paqe.”- shkruan Basha.