Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Prokurorët belgë konfirmuan të vërtetën, SPAK e BKH kanë mbështetjen e PD


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u përgjigj para mediave pas marrjes në pyetje nga prokurorët belgë në Tiranë për çështjen “Toyota Yaris”

Basha tha se çështja në Belgjikë nuk është mbyllur dhe se paratë qendrojnë të konfiskuara.

Kam kënaqësinë që të jem përsëri në praninë e përfaqësuesve të drejtësisë belge, të cilët kanë konfirmuar edhe një herë të vërtetën dhe kanë hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja në Belgjikë nuk është mbyllur, siç ka ndodhur me çështjen këtu. Paratë mbeten të konfiskuara, drejtësia belge është e vendosur që t’i shkojë drejtësisë deri në fund. Për herë të dytë dhe sa herë të jetë e nevojshme do bashkëpunoj me drejtësinë belge, të çdo vendi partner, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti për lidhjet e krimit të organizuar me politikën. E bëj me vetëdijen se ky është një mision që më përket jo vetëm mua por edhe PD-së. Përmasat e bashkëpunimit të krimit të organizuar me politikën në Shqipëri janë unike. Ndaj një gjë dua t’i siguroj sot shqiptarët unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge”-deklaroi Basha.

Kreu i PD-së më tej theksoi mbështetjen e plotë të PD-së për SPAK-un dhe BKH-në.

“Punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD-së. Financohen nga taksapaguesit shqiptarë. Nuk janë vartësit e askujt përveç qytetarëve shqiptarë. Isha në rolin e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. E vetma gjë që mund tju them, është se ata kanë pasur interes tjetër edhe përveç meje. Unë kam bindjen, aq sa ndava me prokurorët belg, i shërben hetimit. Në hetimet në zhvillim e sipër nuk mund të flasë më tepër.

Nuk nënkuptoj asgjë përveç gatishmërisë totale si qytetar dhe forcë politike. Gatishmëri për të bërë gjithçka si forcë politike që u ka treguar shqiptarëve që bën sakrifica. Ju e dini fare mirë denoncimin tim, ka qenë publik dhe është një nga indiciet për nisjen e hetimit. PD e ka të pamundur të ndjekë pushimin e çdo çështje të prokurorisë shqiptare. U kam thënë që çështja po vazhdon, kemi të bëjmë me një realitet të ndryshëm kur u pyeta për herë të parë. Dua të përsëris mbështetjen time totale dhe të PD-së, për drejtësinë belge dhe punonjësit e ndershëm të BKH-së dhe SPAK. Nuk kanë bos tjetër mbi krye përveç Kushtetutës” – tha Basha.