Vendosni fjalën kyçe....

Basha replika nga vendi me Manjën: Çoji cigare dy shokëve te 313-ta


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka replikuar përsëri me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Pas përfundimit të fjalimit të tij në foltore, Basha dhe Manja debatuan nga vendi.

Basha iu drejtua Manjës duke i thënë: “Çoji cigare dy shokëve te 313-ta!”

Depati mes tyre nisi pasi Manja e pyeti kryedemokratin nëse është në rregull me drejtësinë. Një deklaratë që vjen pas lajmit për ardhjen e prokurorëve belgë në Tiranë për çështjen “Toyota Yaris”.

Basha nga ana tjetër i kujtoi Manjës ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin i cili ndodhet në burg. Kryedemokrati i tha Manjës se do të vijë edhe dita e tij.

“Edhe mendohu mirë Ulsi Manja se për momentin mund të duket vetja i përkedhelur, i mbrojtur, por harroje ti dhe këtë po ta them në emër të çdo qytetari të Dibrës, edhe të socialistëve të Dibrës që i keni marrë e trajtoni atje në mënyrën më çnjerëzore se nuk të vijë dita që do të japësh llogari edhe ti me pjesën tjetër të bandës së strukturuar kriminale të Dosjes 184.”- u shpreh Basha nga vendi ku ishte ulur në Kuvend.