Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Trekëndëshi i Bermudës bëri gjithçka për të larguar ONM-në që vetingu të shkonte në drejtim të paditur


Kreu i PD-së Basha ka njoftuar sot votën pro zgjatjes së afatave të organeve të vetingut.

Në një deklaratë për gazetarët për përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, kryedemokrati tha se Trekëndëshi i Bermudës, duke iu referuar kryeministrit Rama, presidentit Meta e ish-kryeministrit Berisha bënë gjithçka për të larguar ONM-në nga Shqipëria në mënyrë që vetingu të shkojë në drejtim të paditur.

“Reforma në drejtësi ka patur ecejaket e saj. Brenda pak ditëve trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama në krye, Berisha e Meta bënë gjithçka të largojnë ONM nga Shqipëria e vettingu të shkojë në drejtim të paditur. Ka një dhe vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, që politikanët të shkojnë në burg dhe kriminelët mos jenë në parlament e bashki. Një proces i nisur do mbetej në mes e do nderpritej integrimi i vendit.” – tha Basha.