Ish-kryeministri Sali Berisha në prezantimin e kandidatit të koalicionit SHtëpia e Lirisë në Vorë, Lulzim Vrana ndër të tjera foli për votimin e zgjatjes së organeve të vettingut nga ana e PD-së si dhe marrjen në pyetje të Lulzim Basha nga ana e prokurorëve belgë për çështjen Toyota Yaris.
Berisha tha për vettingun se pavarësisht se sot ka një shkatërrim të drejtësisë nga reforma përsëri u votua nga ana e PD.
Ish-kryeministri tha më tej se askush përveç prokurorisë belge nuk e di rolin që ka pasur Basha në organizatën kriminale që transportuan 3.5 mln euro me Toyota Yaris.
“Na doli një opozitë fallco. Sot ai mban logon dhe vulën e policët e Edi Ramës. Mendon që do të mashtrojë qytetarët me logon kandidatin e tij. Çdo qytetar e ka të qartë tashmë si dritën e diellit se Lulzim Basha kurrë nuk mund të përballet me Edi Ramën sepse ai mban logon, vulën, mban ndërtesën vetëm me policinë e tij, sepse ai është pengu I tij.
A e dini çfarë ndodhi sot? Sot sollën në parlament ligjin për shtyrjen e afatit të vettingut, pasi e shkatërruan reformën në drejtësi. Edhe këtu njerëzit në Shqipëri ka një shkallë të tmerrshme pabarazie të ligjit. Për qeveritarët ligji nuk ekziston, dhe as procese gjyqësore nuk ka.
Po për ju, njerëzit e thjeshtë? Për ju proces gjyqësor të ndershëm nuk mund të ketë sepse sot falë shkatërrimit që po i bëhet sistemit të drejtësisë gjoja po e pastrojnë. Sot janë grumbulluar dosje të cilat duhen 20 vjet për tu analizuar.
Me gjithë këtë katastrofë sot Lulzim Brava bashkoi votat me Edi Ramën. Meqenëse ata që po punojnë kaq shumë kundër jush, si I thotë populli fjalës “Zullumi këputet së u trashuari” edhe ata sot e kishin ditë të zezë.
Sot të njëjtën ditë në Tiranë kishte zbarkuar një skuadër e tërë prokurorësh dhe xhandarësh të Mbretërisë së Belgjikës sepse Lulzim Brava nëqoftëse ju kujtohet ju në Parlament doli e tha do vijnë ditën e shtunë 5 milionë euro me Toyota Yaris, I njoftoi. Askush nuk e merr vesh përveç prokurorisë belge pozicionin e tij në këtë organizatë kriminale”-deklaroi Berisha.