Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Pse mbahet sekret vetingu i Sadushit, Pupës e Pandës? Dibranët të mbrojnë tokat nga Skavica


Ish-kryeministri Berisha ka shprehur kundërshtinë e tij për projektin e hidrocentralit të Skavicës në Dibër.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se projekti në fjalë zhduk tokat e dibranëve duke u bërë thirrje atyre që t’i mbrojnë ato.

Po kështu ai tha se vetingu i Sokol Sadushit, Ervin Pupës e Ilir Pandës mbahet i fshehtë.

“Pse mbahet sekret vetingu i Sokol Sadushit, Ervin Pupës e Ilir Pandës. Mbi çfarë baze përveç se shpellës së mafies. Cili është roli yt z. Manja në denatyralizimin e Dibrës me hidrocentralin e Skavicës. A ndjek përgjegjësinë për shuarjen nga faqja e dheut të të gjitha tokave të Dibrës. Çfarë marrëveshje ke bërë ti. U bëj thirrje dibranëve  të ngrihen dhe të mbrojnë tokat e tyre.” – tha Berisha.