Vendosni fjalën kyçe....

Charles Darwin e ‘vodhi’ teorinë e evolucionit nga një tjetër natyralist, ‘provat’ në librin e ri


Charles Darwin, natyrlisti britanik dyshohet se e ‘vodhi’ teorinë e tij të evolucionit nga një tjetër natyralist.

Biologu anglez është parë gjerësisht si një nga figurat më me ndikim në historinë e njerëzimit për shkak të punës së tij mbi evolucionin, në të cilën Darvini sugjeroi se të gjitha llojet e jetës kanë ardhur nga paraardhësit e përbashkët dhe kanë evoluar nga seleksionimi natyror.

Teoria e evolucionit e Çarls Darvinit konsiderohet një koncept themelor në shkencë, por Dr. Mike Sutton beson se nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e pafytyrë për të kopjuar punën e një kolegu natyralist.

Në librin e tij të ardhshëm ‘Mashtrimi i shkencës: Plagjiatura e Darwinit e Teorisë së Patrick Matthew’ ai thekson ngjashmëritë midis ‘Mbi origjininëne  llojeve’ të Darvinit dhe librit të Mattheë ‘Mbi Lëndën Detare dhe Pemëtarinë’.

“Ky është mashtrimi më i madh shkencor në histori. Në vitin 1859 Darvini përsëriti teorinë e evolucionit nga seleksionimi natyror në botimin paraprak të Patrick Mattheë në 1831. Matthew ishte i pari që shpiku atë frazë për të shpjeguar teorinë, të cilën ai e quajti Procesi Natyror i Përzgjedhjes. Darvini e kuptoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përdorte të njëjtat fjalë, kështu që ai e quajti atë Procesi i Përzgjedhjes Natyrore. Ai bëri lojë fjalësh duke shpresuar që askush të mos e vinte re.” – tha Dr Sutton.

Duhet të theksohet se pretendime për plagjiaturë janë bërë edhe më parë kundër Charles Darwin, por libri i Dr. Sutton përmban atë që ai e quan ‘prova’ të reja të vjedhjes.

Së pari, autori shkruan se ideja e Patrick Matthew u lexua dhe u rishikua nga miqtë dhe kolegët e Darvinit, ndërsa vetë biologu i famshëm lexoi të paktën pesë botime të shkruara nga Patrick Matthew.

Kjo bie ndesh me deklaratat e bëra nga Charles Darwin, i cili deklaroi se ai nuk kishte lexuar asnjë nga veprat e kolegut të tij natyralist dhe sugjeroi se as ai, as me sa duket ‘ndonjë natyralist tjetër nuk kishte dëgjuar për pikëpamjet e z. Matthew’.

Një tjetër pjesë e ‘provave’ e cituar nga Dr. Mike Sutton është letra që gruaja e Darwin. Emma i ka shkruar Patrick Matthew. Në të ajo pranon se teoria e evolucionit ishte ‘fëmija i tij origjinal’, por Darwin-i e ushqeu atë ‘si të tijën’.

Duke komentuar librin, profesor Mark Griffiths, i Universitetit të Nottingham Trent, tha se provat e paraqitura nga Dr Sutton ‘tregon përfundimisht se teoria e evolucionit u propozua për herë të parë nga Patrick Matthew’.