Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në SPAK, ku pritet të merret në pyetje nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.
Një grup prej gjashtë prokurorësh belgë ndodhen në Tiranë prej disa ditësh lidhur me hetimet për dosjen “Toyota Yaris”.
Ekipi nga Belgjika përbëhet nga 3 prokurorë, 2 oficerë e një shef policie.
Sjellim ndërmend se një sasi prej rreth 3.4 milionë eurosh u kap në Portin e Durrësit në dy makina tip “Toyota Yaris” më 24 qershor të vitit 2018. Dy ditë para operacionit të policisë, kreu i PD-së Basha deklaronte nga foltorja e Kuvendit se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ishte i lidhur me një sasi të madhe eurosh që do mbërrinin në vend nëpërmjet Portit të Durrësit.