Vendosni fjalën kyçe....

Facebook censuron grupin e kamionistëve amerikanë që donin të bënin një protestë si ajo e Kanadasë


Një grup në Facebook i organizuar nga kamionistë amerikanë që kërkonin të ndiqnin gjurmët e protestës së kamionistëve të Kanadasë në një protestë mbarëkombëtare kundër pasaportave të vaksinimit u hoq të mërkurën, raportoi Fox News.

Grupi ‘Karvani për në Uashington DC 2022’ planifikoi të koordinonte dhe organizonte një protestë të kamionëve nga Kalifornia në Uashington D.C., duke pasqyruar rrugën e kamionistëve kanadezë nga perëndimi i largët i vendit në kryeqytetin e vendit të tyre, Otava.

Udhëheqësi i grupit, Jeremy Johnson, tha gjatë një paraqitjeje në ‘Fox & Friends’ se llogaria e tij personale ishte hequr gjithashtu, duke e shtyrë atë të kontaktonte një avokat për të drejtat civile.

“Ata pëlqejnë të mbyllin gojën e njerëzve që flasin të vërtetën,” i tha Johnson rrjetit të mërkurën.

Facebook iu përgjigj rrjetit për heqjen e faqes, duke pretenduar se faqja po ‘shkelte në mënyrë të përsëritur politikat tona rreth Qanon’.

Pavarësisht heqjes, grupi planifikon të vazhdojë protestën e tij kundër bllokimeve dhe pasaportave të vaksinave.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani