KQZ ka zgjedhur bashkinë e Vorës për të aplikuar projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik të votave në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.
Ky projekt pilot do të zhvillohet vetëm në këtë bashki. Lajmi u bë i ditur nga vetë KQZ.
“Caktimi i bashkisë Vorë ku do të zbatohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik të votave. Projekti pilot i votimit dhe numërimit të votave u zbatua për herë të parë në 25 prill në ZAZ numër 40 qarku Tiranë. E njëjta procedurë do zbatohet në bashkinë Vorë të qarkut Tiranë për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki me 6 Mars.”– u tha në mbledhje.
Zgjedhjet e 6 marsit do të zhvillohen në këto bashki: Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.