Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi komentoi në studion e emisionit “Frontline” votimin nga Kuvendit të zgjatjes së organeve të vettingut.
Kryemadhi ngriti pyetjen duke e quajtur një 17 maj tjetër.
“Reforma në drejtësi ka rënë në koma, dhe unë do i jap aspirim? Tani ne mund të votojmë zgjatjen e mandatit të institucioneve, jo personave. A është zgjatja e vetingut për të bërë një 17 maj tjetër, apo për të vijuar reformën në drejtësi. A është një marrëveshje për kapjen e drejtësisë, apo për të vijuar reformën në drejtësi në të mirë të qytetarëve? Kjo nuk është çështje e ndërkombëtarëve tani. Problemi qëndron se a kanë drejtësi shqiptarët. A është ky miratim, i saktë, kur deputetët nuk e kanë parë se çfarë kanë votuar. PD që votoi pro, nuk ishte pjesë në asnjë mbledhje. Pyesni Bashën”-deklaroi Kryemadhi.