Vendosni fjalën kyçe....

“Kur je këtu përballë meje, zotnia juaj duhet të mendohet kur flet”- Debati i Ramës me Nënë Lizën


Kryeministri Edi Rama publikoi pak më herët videon e plotë të takimit të tij me disa përfaqësuese të banorëve të “5 Majit”, me të cilët pati mjaft debate.

Pjesë e kësaj videoje ishte edhe momenti i debatit të tij me Nënë Lizën ku i thoshte “Me mua nuk flet dot kështu”, një video disasekondëshe që u bë virale pak më herët në rrjetet sociale.

Tanimë mësohet edhe se si vijon pjesa tjetër e fjalisë që po thoshte kryeministristri të moshuarës.

“Me mua nuk flet dot kështu. Kur je këtu përballë meje, zotnia juaj duhet të mendohet kur flet se unë nuk jam nga ato që them ‘po’ dhe pastaj harroj, po ta dhashë fjalën, fjala mbahet. Këtu nuk është çështja e fjalës sime dhe e fjalës tënde… Këtu është çështja… ja po them çfarë do merrni ju. Se s’po mbaroj dot.”- janë fjalët e Ramës.

Kryeministri ka deklaruar se të gjithë do të marrin një shtëpi, edhe ata që nuk kanë asnjë dokument. Banoret e kanë kundërshtuar Ramën me tone të larta, duke i kërkuar atij firmosjen e një kontrate që deri më tani nuk e kanë patur.

DEBATI:

Nënë Liza: Ju thoni t’i jap, se kur s’e dimë

Rama: Me mua nuk flet dot kështu. Kur je këtu përballë meje, zotnia juaj duhet të mendohet kur flet se unë nuk jam nga ato që them “po” dhe pastaj harroj, po ta dhashë fjalën, fjala mbahet. KËtu nuk është çështja e fjalës sime dhe e fjalës tënde… Këtu është çështja… ja po them çfarë do merrni ju. Se s’po mbaroj dot.

Juve do keni një kontratë sipas së cilës ju do të merrni një shtëpi tek 5 Maji, kur të ndërtohen. Kur të mbarojë ndërtimi.

Banorja: Kur?

Rama:  Do të ndërtohen kur të ndërtohen

Banorja: A nuk ka?..

Rama: Jo nuk ka. Do të ndërtohen kur të ndërtohen. Kur të mbarojë… dhe deri kur të mbaroj ndërtimi ju do jini me qira të paguar nga qeveria. Tani çfarë mund të bëjë qeveria më shumë.

Qytetarja: A mund të flas unë? Unë nuk kërkoj asgjë, dua zhvillimin, dua civilizimin, jemi pro jush, por dua kontratën, KONTRATËN.

Rama: Patjetër, ti e ke të thjeshtë fare se je e legalizuar. Merr dëmshpërblimin.